Qytetarët të kërkojnë centat gjatë blerjeve


Bizneset kosovare fitojnë 50 milionë euro në vit, duke mos kthyer kusurin me 1 dhe 2 cent

Rrallëherë nëpër dyqane ju kthehet konsumatorëve kusuri në vlerë më të vogël se pesë centë.

Kështu po thonë vetë qytetarët që furnizohen në dyqanet në vend.

Ndërkaq mërgimtarët deklarojnë se njëjtë nuk ndodhë jashtë vendit, njofton Klan Kosova.

Aktivisti i mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve, Selatin Kaçaniku, deklaron se me paratë që ndalen nga moskthimi i kusurit do të mund të hapeshin 5 mijë vende pune.

Sipas tij në Kosovë brenda vitit humbasin rreth 50 milionë euro para të imëta.

E nga Banka Ekonomike e Kosovës thonë se qytetarët duhet të jenë më këmbëngulës dhe të kërkojnë kthimin e saktë të vlerës monetare gjatë blerjes.