Sami Lushataku, kryetar i deges se PDK-së në Skenderaj sot ishte në një interviste në kallxo.com së bashku më Jeta Xharren, ku në mesin e shumë pytjeve Lushtaku nuk ju pergjigj as për 4 apo 5 personat qe ai i kishte cekur në një letër në vitin 2019.
Kur Xharra e pyeti Lushtakun per nje letër të tij, te vitit 2019, në atë kohë drejtuar Kadri Veselit se janë 4 apo 5 persona që po e bllokojnë Kosovën, dhe e kanë kontrollu komplet shtetin, Lushtaku nuk dha një përgjigje.
Por pasi Sami Lushtaku hezitoi të përgjigjet, ajo pyet nëse këta persona ende kontrollojnë gjithçka.
Sami Lushtaku përgjigjet: “Jo tani nuk kontrollojnë gjithçka sepse tani nuk e kanë fuqinë”.
Por ende nuk dihet se kush janë ata 4 apo 5 persona, sepse Lushtaku nuk dha një pergjigje lidhur me këtë./RTV-OKARINA/