Në këtë vend, ato i mbijetuan sulmit prej granatës nga forcat policore serbe në shtator të vitit 98.
Nga ky sulm, Edisona atëherë vetëm 14 muajsh ka këtë plagë në kokë, ku brenda saj ka ende dy copa të granatës.
Ky rrugëtim nuk ka qenë i lehtë për Edisonën, e cila gjatë rritjes u përball me paragjykime për problemet e mbetura si pasojë e sulmit.
E ëma Feridja, me anë të këtyre fotografive ia ka treguar vazhdimisht këtë rrëfim të bijës.
Në atë kohë vetëm 23 vjeçare, Feridja tregon se si nga ky shpërthim ka humbur gishtin e dorës.
Feridja thotë se gjatë qëndrimit në spital, policët serbe e kanë provokuar me fjalë atë dhe të atin përmes telefonit në Slloveni.
Pavarësisht këtyre problemeve, Edisona aktualisht gëzon vetëm pensionin prej 136 euro dhe Qeveria e Kosovës nuk ia ka lejuar edhe ndihmën për përcjellësin.
Gjithashtu gjatë gjithë këtyre viteve, ajo nuk ka pranuar asnjë ndihmë tjetër nga shteti.
Kronika e realizuar nga gazetarja Fetije Kamberi.