VV-ja në Skenderaj sulmon keq Mergim Lushtakun

Projekt-kodi Civil ka treguar se “vija e kuqe” e vërtetë në politikën tonë nuk ishte PDK-ja apo LDK-ja, apo ndonjë figurë partikulare politike. Vija e kuqe ishte “seksi”. Ndasia e vërtetë, ndasia reale dhe e thellë që aktualisht duket edhe e pakapërcyeshme.

Deputetët konservatorë nga të gjitha partitë u bënë bashkë kundër deputetëve liberalë nga të gjitha partitë për të shprehur frymë uniteti për herë të parë.

Kosova u bashkua, më në fund, por për të mundur liritë dhe të drejtat civile të pakicave tona seksuale.

Dhe, pas kësaj fitoreje, tashmë në kampin e bashkuar konservator, ka nisur lufta se kush është më konservator se tjetri.

Udhëheqësi i Vetëvendosjes në Drenicë, Hysni Mehani, ka sulmuar deputetin e PDK-së që mban emrin Mërgim Lushtaku se në fakt është pjesë e partisë që udhëhiqej nga Hashim Thaçi. Cili është faji i Hashim Thaçit kësaj here? Që kishte marrë pjesë në paradën e LGBTQI+.

Kujtojmë se Lushtaku u mbështet pardje nga Donika Gashi, anëtare e Vetëvendosjes, për qëndrimet e tij konservatore në lidhje me martesat e seksit të njëjtë. Dhe po njësoj, u duartrokit edhe nga të tjerë votues të partisë së kryeministrit.

Ky është reagimi i plotë i z. Mehani: