Lulëzojnë 100’shet e falsifikuara në Kosovë: Sekuestrohen mijëra euro për një javë

Ditëve të fundit në vendin tonë është vërejtur një rritje e rasteve të paraqitura që kanë të bëjnë me falsifikim të parave.


Që nga data 13 mars e deri më 19 mars në Kosovë janë lajmëruar rreth 25 raste të falsifikimit të parave.

Nga tërë këto raste të raportuara në Polici janë paraqitur si të falsifikuara rreth 4579 euro.

Kurse, kartëmonedha e cila është raportuar më së shumti gjatë këtyre ditëve si e falsifikuar është ajo 100 euro.