Disa persona të panjohur kanë sulmuar një veturë mbrëmë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.
“Jepi zë” mëson se personat kanë sulmuar shoferin e një veture Audi, me ç’rast e kanë rrahur.
Po ashtu, gazeta mëson se me shkop veturës iu thyen xhamin e përparëm dhe pasqyrën e veturës.
Dëshmitarët i kanë thënë gazetës se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes me disa vetura.
Ndërkohë, “Jepi zë” ka kontaktuar zyrtarisht Policinë, por ende nuk ka marrë përgjigje.