Paralajmerim i frikshëm i Biden ndaj Putin

Biden: Ukrainës do t’i dërgojmë dronë dhe sisteme kundërajrore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi më 16 mars se do t’i japë 1 miliard dollarë Ukrainës përmes paketës së re të armëve me rreze të gjatë veprime dhe dronëve, duke thënë se kjo është një mbështetje e “paprecedent” për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Biden tha se pozicioni i tij mbetet i pandryshuar ndaj kërkesës së vazhdueshme të Kievit që Perëndimi të krijojë një zonë të ndalim-fluturimit, që NATO-ja vazhdimisht e ka refuzuar nga frika se kjo do të mund ta përshkallëzonte situatën dhe ta fusë aleancën në luftë me Rusinë.

Në pakon e ndihmës përfshihen 200 milionë dollarë që u ndan gjatë fundjavës dhe 800 milionë dollarë fonde të reja nga një paketë e ndihmës që është miratuar nga Kongresi javën e kaluar.

“Këto janë transferime të drejtpërdrejta të pajisjeve nga Departamenti ynë i Mbrojtjes tek ushtria ukrainase për t’i ndihmuar ata derisa luftojnë kundër këtij pushtimi”, tha Biden.

Presidenti amerikan po ashtu tha se SHBA-ja do ta ndihmojë Ukrainën që pajisjet me “sisteme shtesë kundërajrore me rreze të gjatë veprimi”.

Biden tha se Ukraina do të marrë 800 sisteme kundërajrore Stinger, 9,000 armë kundërtanke, 7,000 armë të lehta dhe 20 milionë fishekë.

SHBA-ja po ashtu do t’i ofrojë Ukrainës 100 dronë dhe Biden tha se “kjo dëshmon zotimin tonë për të dërguar sistemet e fundit për Ukrainën që të mbrohet”.