Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur debati parlamentar për plotësim/ndryshimin e Kodit të ri Civil që parashesh lejimin e martesave mes gjinive të njëjta.
Martesa mes gjinive të njëjta po i duket ide e gabuar deputetes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi – Murtezi.
Deputetja ka deklaruar votën e saj kundër martesave mes gjinisë së pasi të njëjtën e konsideron si martesë “ të shthurur dhe degjenerim moral”.
“Çdo lidhje jashtë këtij kombinimi konsiderohet shthurje dhe degjenerim moral. Deklaroj votën time kundër në formën se si ka ardhur ky Kod Civil, prandaj i them po martesës tradicionale, mbrojtës së moralit publik, mbrojtjes së shëndetit publik dhe mbi të gjitha mbrojtjes së interesit më të mirë të fëmijëve”.
Ndërsa, sipas Qeverisë, kodi civil mundëson që personat me orientim seksual të gjinisë së njëjtë të bashkëjetojnë mirëpo jo edhe të martohen dhe të gëzojnë të drejta të tjera.