Donika Gërvalla e shkarkon vëllaun e Leonora Jakupit: Kanë shërbyer përmes vendimeve arbitrare

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka marrë vendim për largimin e 11 punonjësve nga ambasadat e Kosovës nëpër botë.

Në mesin e këtyre personave gjendet edhe Adnan Jakupi, vëllai i këngëtares Leonra Jakupi.

Jakupi mbante pozitën e këshilltarit në MPJ, shkruan Gazeta Insajderi.

Në arsyetimin e largimit thuhet se Jakupi, dhe të tjerët janë punësuar po iu nënshtruar procedurave të rregullta.

“Personat e liruar sot nga detyra janë punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në shërbimin e jashtëm, të përcaktuara me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe as procedurave dhe rregullave të pranimit sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, i zbatueshëm në kohën kur këta persona janë emëruar në shërbimin e jashtëm”.

“Ata kanë hyrë dhe janë konsideruar anëtarë të shërbimit të jashtëm përmes vendimeve arbitrare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, shkruan Gazeta Insajderi./