Serbia nuk do të anëtarësohet në NATO

Presidenti i Serbisë Alexander Vuçiq ka deklaruar se Serbia nuk do të anëtarësohet në NATO.

Vuçiq përmes kësaj ka cilësuar se Serbia do ta mbrojë vet tokën dhe hapësirën e saj ajrore.

Presidenti serb ka thënë se Serbia ka mjaft ushtarë për ta ruajtur të ardhmen, ani pse interesi i Serbisë Vuçiq thotë të jetë paqja dhe kompromisi.

“Ne do të ruajmë fëmijët tanë dhe të ardhmen tonë, kemi mjaft ushtarë. Interesi ynë është paqja dhe kompromisi, por koha e pogromit dhe persekutimit ka mbaruar,” tha Vuçiç në një tubim në qytetin jugor të Vranjës të organizuar nga Partia e tij Progresive Serbe (SNS).