Moti në javën e fundit të dimrit

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar që java e fundit e dimrit do të vijojë me kushte më të qëndrueshme atmosferike.

Sipas njoftimit, nga dita e mërkurë pritet vende-vende të ketë reshje.

Temperaturat përveç ditës së hënë, do të shënojnë rritje, sidomos ato maksimalet.

“Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -7 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftim.