Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, më datën 9 mars ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.
Haxhiu këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv.
“Unë nismën për tërheqjen e Trustit deri në 30 për qind e kam dorëzuar më 09 mars në kuvend në formën e projektligjit.
Ai ditë më parë ka kërkuar që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja e mjeteve nga Trusti deri në 30 për qind.
Deputeti i PDK-së tha se nëpërmjet kësaj qytetarët do të mund ta përballonin rritjen e çmimeve.