Malisheva fiton duelin e pesë golave

Drenica është mposhtur me rezultar 2-3 nga Malisheva në kuadër të xhiros së 25-të të BKT Superligës.

Drenica e nisi në sulm ndeshjen teksa krijoi dhe dy raste të mira, por që nuk u konkretizuan dhe ligji i pashkruar në futboll  konfirmohet sërish.

Bruqi në minutën 19′ shënoi për musafirët duke zhnllokuar ndeshjen, por gëzimi nuk iu zgjati shumë.

Në minutën 23′, Genc Hamiti barazoi rezultatin në 1-1 pas një goditjeje të bukur me kokë.

Në fundin e pjesës së parë, Hasan Hyseni shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga 30 metra largësi duke shtangur vendasit dhe me rezultatin 1-2 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ndeshja vazhdoi me ritëm të kënaqshëm edhe përkundër gjendjes së stadiumit “Bajram Aliu”.

Armend Abazi barazoi rezultatin pas asistimit fantastik të Kreshnik Ukës.

Në minutën 72′, Xhaka kaloi në epërsi sërish Malishevën e që në fund doli të ishte goli i fitorës.

Xhaka pak minuta më vonë u ndëshkua me karton të kuq, por drenicasit nuk arritën ta shfrytëzojnë epërsin numerike.

Tashmë Drenica ndodhet e 7-ta në tabelë me 32 pikë, kurse Malisheva ngjitet në pozitën e 6-të me 32 pikë.