Komuna e Skenderajt e udhëhequr nga Fadil Nura, përmes një njoftimi ka deklaruar se ka anuluar konkursin për drejtor të Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide”, në të cilin kishte aplikuar edhe drejtoresha e tanishme, rekorderja e gennisit, Arbnora Fejza Idrizi, e cila që nga ardhja e saj në atë pozitë ka ndryshuar për të mirë gjendjen e çerdhes në fjalë, raporton rtv oklarina.
Në arsyetimin e tyre komuna e Skenderajt permend mungesën e plotësimit të kritereve për vazhdimin e procedurave të rekrutimit.
Kundër këtij vendimi të komunës ka reaguar drejtoresha rekordere, Arbnora Fejza Idrizi, e cila në rrjetin social facebook ka shkruar”
“Guximi është pjesë e karakterit tim,po as frika nuk ekziston tek unë, sepse ai që e meritonë ti nënshtrohem dhe ti frikësohem është vetëm Zoti!
Punën time e dua dhe e bëjë me dashuri nuk me brengos fakti qe nuk dijne t’më vlerësojnë të tjerët“. /RTV Okarina/