Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për fundjavë dhe ditëtë e para të javës që vjen.
Sipas IHMK-së, paraqiten kushte të motit më të qëndrueshëm kryesisht me kthjellime.
“Të dielën më shumë intervale me diell, dhe vranësira kalimtare, orëve të mëngjesit me ngrica të theksuara”, thuhet në njoftim.
Temperaturat do të jenë mjaftë të ulëta, kurse nga e hëna do të shënojnë rritje.
Minimalet sot zbresin deri në -8C e -9C, derisa maksimalet shënojnë rritje deri në 5 gradë celsius.