Befason Wesley Clark: Ukraina mund ta mposhtë Rusinë në luftë, kjo rrugë duhet ndjekur

Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën e NATO-s në Kosovë si komandanti suprem i aleancës në Evropë, flet për qëllimet e presidentit rus Vladimir Putin – dhe përgjegjësitë e botës.

Ish-komandanti i përgjithshëm i NATO-s, në një intervistë për Deutsche Welle, ka deklaruar se sheh një shans që rritja e ndihmës ushtarake nga Perëndimi mund t’i mundësojë Ukrainës të mposht trupat ruse dhe t’i dëbojë ato nga Ukraina, përcjell lajmi.net.

Clark thotë se në Ukrainë është “vetëm beteja e parë”,  dhe në të njëjtën kohë “beteja më e lehtë”.

Sipas Clark, nëse Perëndimi lejon që kërcënimi i Putinit  me armë bërthamore ta pengojë vendet me zhvillim demokratike e ushtarak të ofrojnë mbështetje thelbësore për Ukrainën, atëherë “kriza tjetër do të ndodhë në territorin e NATO-s”.

Sa i përket sulmeve me armë bërthamore, ish-gjenerali i NATO-s thotë se një gjë e tillë nuk duhet të përjashtohet. Megjithatë, siç deklaron Clark, doktrina ushtarake ruse parasheh se një sulm me armë bërthamore nuk ka ndonjë gjasë, për sa kohë që Aleanca Veri-Atlantike nuk sulmon Rusinë.

“Kur Putini të ketë  tretur Ukrainën dhe del në shtetet baltike: “Atëherë a duhet të themi se dorëzohemi sepse Putini ka armë bërthamore?” pyet Clark.