Kreshnik Uka për herë të tretë “Ylli i Javës”

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 24-t në BKT Superligë është shpallur futbollisti i KF Drenica, Kreshnik Uka

Për sulmuesin 26-vjeçar kjo është hera e tretë në këtë edicion që e fiton këtë çmim dhe pa dyshim është ndër më të merituarit për rezultatet pozitive të ekipit kuqezi nga Skenderaj.

Ai deri më tash ka realizuar 15 gola, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve.

Uka shënoi dy gola në ndeshjen kundër Llapit në Podujevë, që u mbyll me rezultat 3:3.

Pas këtij barazimi KF Drenica mbetet në pozitën e pestë në renditje në BKT Superligë me 32 pikë.

Çmimin “Ylli i javës” për futbollistin e KF Drenica, Kreshnik Uka e ndau Urim Bajgora, IT në BKT