Asamblistja e VV-së në kuvendin komunal të Skenderajt, Floriana Halili nëpërmjetë një postim në facebook ka njoftuar se ka vizituar QMF’në në Runik ku ka parë gjendjen e mjerushme në këtë qendër, ajo ka thënë se mungesa e pajisjeve elementare, por mbi të gjitha kushtet në këtë qendër të mjekësisë familjare janë të tmerrshme, shkruan rajoni.org.
“Mjaft kryetar me mashtrime, sepse qytetarët janë lodhur nga mashtrimet që po i beni ju, votat i keni blerë me para, por shëndetin e qytetarëve e keni obligim ta mbroni, pavarësisht se si i keni marrë votat. Votat blihen edhe me para, por shëndeti i qytetarëve nuk blihet me to, atë duhet ta mbroni me punë.
Unë jam betuar se do jem zëri i qytetarëve dhe do ta mbroj atë që kam premtuar, për çdo ankesë që qytetarët e paraqesin, unë do jem zëri i tyre!”, ka shkruar ndër të tjera Halili.
Postimi i plotë:
Nuk është kontenier, është qendra e mjekësisë familjare në Runik…
Kryetar, njerëzit po vijnë kinse për t’u shëruar, por çfarë shërimi marrin në këto kushte? Sot isha në QMF në Runik, ankesat e qytetarëve ishin të shumta. Mungesë e pajisjeve elementare, por mbi të gjitha kushtet në këtë qendër të mjekësisë familjare janë të tmerrshme. Ishit ju aty para disa jave, por me sa duket vetëm sa për të bërë foto para kësaj qendre; e sa për foto, do ta kishim bërë me photoshop, kryetar.
Nuk kemi nevojë për foto, kemi nevojë për punë! Se shëndetësia në Runik është zero, tregon fakti se nëse pas orës 14:00 i’u keqësohet gjendja dikujt duhet urgjentisht të shkojë në Skënderaj, e nëse dikush nuk ka se si të shkoj, mbetet në mëshirë të fatit dhe ju nuk e keni fare problem, sepse po ta kishit problem një gjë të tillë, do punonit më shumë, e do të bëni foto më pak për t’ua rregulluar jetën këtyre qytetarëve.
Pse mos të punojnë stafi aty me ndërrime dhe qytetarët e Runikut mos të maltretohen për një injeksion të shkojnë në Skënderaj. Edhe kur ishit në qeverisje para 4 viteve, aparaturën për analiza që ishte donacion në Runik e keni marrë në Skenderaj dhe kurrë nuk e keni kthyer më, dhe as edhe një shpjegim se keni dhënë për këtë gjë.
Mjaft kryetar me mashtrime, sepse qytetarët janë lodhur nga mashtrimet që po i beni ju, votat i keni blerë me para, por shëndetin e qytetarëve e keni obligim ta mbroni, pavarësisht se si i keni marrë votat. Votat blihen edhe me para, por shëndeti i qytetarëve nuk blihet me to, atë duhet ta mbroni me punë.
Unë jam betuar se do jem zëri i qytetarëve dhe do ta mbroj atë që kam premtuar, për çdo ankesë që qytetarët e paraqesin, unë do jem zëri i tyre!
Ndërsa ti, mashtrimi i tyre.