Përfundon baras trilleri i gjashtë golave

Llapi dhe Drenica kanë ndar pikët në ndeshjen e xhiros së 24 të BKT Superligës duke barazuar 3-3 në Podujevë.

Vendasit shënuan të parët në minutën 3′ me Bianor, por gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë. Në minutën e 10′ Peposhi i Llapit realizoi autogol duke barazuar rezultatin 1-1.

Në pjesën e parë kishte dhe disa raste të tjera, por më nuk kishte gola.

Në pjesën e dytë Drenica e nisi më mirë teksa në minutën 58′ Kreshnik Uka realizoi me një parabol të bukur për 1-2 pas asistimit fantastik nga Fatlum Gashi.

Më pas llapjanët e morën lojën rërësisht në kontroll dhe në minutën 68′ barazuan rezultatin 2-2 me realizator Ilir Krasniqi.

Drenica riktheu epërsinë në minutën 77′ ku sërish realizoi Kreshnik Uka i cili tashmë ka shënuar 15 gola në Superligë.

Ky gol u verifikua për 10 minuta nga VAR-i dhe në fund u akordua gol i rregullt.

Mirpo një pikë vendasve ua siguroi Firmino i cili realizoi në minutën e dytë shtesë duke e vulosur rezultatin 3-3.

Llapi mbeter e 4-ta në tabelë me 40 pikë, kurse Drenica e 5-ta me 32 pikë.