Pas rritjes tejet të madhe të çmimeve në vend, ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Pas rritjes tejet të madhe të çmimeve në vend, ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj madje ka pyetur kryeministrin Albin Kurti nëse është pjesë e këtij skenari të rritjes së çmimeve.
“Zgjohu kryeministër e kryeje detyrën që ta ka dhënë populli, ose lësho rrugë. A po e sheh se është ka soset durimi”, tha ndër të tjerash Haradinaj, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Vepro ose lësho rrugë Albin Kurti
A je në tokë të bukës o Albin Kurti. Kush është ka ta saboton shtetin?! A po sheh se matrapazët po ta godasin popullin.
Një litër vaj brenda natës po të shtrenjtohet gati dyfish!
A je edhe ti pjesë e këtij skenari, apo je shndërruar në “komisar për moral”!
Zgjohu o Kryeministër e kryje detyrën që ta ka dhënë populli, ose lësho rrugë. A po e sheh se është ka soset durimi!.