Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka treguar se sa është shuma e parave të grumbulluara deri tani në Fondin e Sigurisë, shkruan Insajderi.
Kurti para gazetarëve është shprehur se janë grumbulluar para me numër shtatëshifrorë duke mos dhënë një shifër konkrete.
“Deri më tani në Fondin e Sigurisë janë grumbulluar para me numër shtatëshifrorë e donatorë të cilët kanë dhënë para janë në numër katërshifrorë”, deklaroi Kurti.
Ndërkohë, nga java e kaluar Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri.