Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë se vendi ynë nuk ka trima pushtimi, por dëshmorë çlirimi.
Këto deklarata Kurti i ka dhënë në manifestimit në kuadër të 5,6 dhe 7 marsit, gjatë rreshtimit të FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
“Nuk duhet të ndërtojmë paqe të korruptuar. Ne nuk kemi trima pushtimi, por dëshmor çlirimi. Ne synuam integritet territorial për hir të paqes, aktualiteti dëshmoi se ne kishim të drejt”, tha Kurti.
Gjatë këtij fjalimi, Kryeministri Kurti, ka përmendur edhe një herë situatën në Ukrainë.
“Nëse Ukraina nuk do të rezistonte, edhe uniteti evropian nuk do të ishte i mundur. Urojmë që Ukraina të mos jetë as Bosnje dhe as Kosovë, të mos ketë spastrim etnik, as masakra, as dhunime…”, tha ai.