“5 Mars 1998
Telefoni biente pa u ndalur, por askush nuk lajmërohej sepse që të gjithë kishin nisur betejën e fundit kundër agresorit serb.
Blerinës së vogël nuk arrita edhe një herë t’ia dëgjoj zërin, e cila kishte aq shumë mall për mua.
Kështu pushka dhe kënga nuk u ndalën deri në rënien e tyre për të mos vdekur kurrë.
Dhe ndodhi siç me tha babushi një javë para rënies:
“Nuk e di sa do të zgjasë por bota do ta merr vesh se çka do të ndodhë këtu”.
Komandant, nipi yt Bashkimi sot në 24 vjetorin e rënies suaj heroike do t’u nderojë me ushtarët tuaj të ri!
Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”
Bekim Jashari 05.03.2022