Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu dhe bore.
“Në viset e ulëta reshjet do të jenë të intensitetit të dobët deri mesatar, kurse në viset malore parashihen reshje të dendura bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.
Sipas IMHK-së duke u bazuar në parashikime numerike, gjysma e parë e marsit do të jetë me reshje të mjaftueshme dhe me temperatura të ulëta!