Kryetari i Nisma Socialdemokrate po e sheh të paarsyeshëm vendimin e kryeministrit Albin Kurti për të kontribouar në Fondin për Siguri.
Sipas Limajt, qeveria duhet të merret politikisht dhe të nis bisedimet me NATO-n për mundësinë e furnizimit të Forcës së sigurisë së Kosovës.
“Kosova nuk ka nevojë për fonde. Nuk furnizohet ushtria me fonde monetare. Ajo UÇK-ja jonë me dy fronte në luftë nuk ka mundur të furnizohet. Ne nuk kemi pas problem për mjete financiare për me armatos ushtrinë. Kosova ka kufizime për armatim. Qeveria në vend që t’i lëjë këto gjëra të shkojë të bisedojë me NATO-n. Ta shikojë mundësinë për armatosjen e FSK-së”, tha Limaj në Debat Plus.
Më tej ai bëri të ditur se FSK ende nuk ka të drejtë të furnizohet me armatim të rëndë.
“FSK-ja ende nuk ka të drejtë të furnizohet me armatim. Kosova e ka të ndaluar të furnizohet me armatime të rënda. Nuk mundet me pas dronë, helikopter e as tanke”.
“Armatimi nuk është si me shku me ble një keks në shitore”, vijoi më tej, Fatmir Limaj.