Dritan Abazoviq është mandatar për formimin e Qeverisë së Malit të Zi.
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq i ka propozuar Parlamentit mandatarin e ri ngase ata kanë ofruar dëshmi se janë në gjendje të formojnë Qeverinë e Malit të Zi.
Ndryshe Presidenti i Malit të Zi është takuar edhe me subjektet e tjera politike për konsultimet në lidhje me këtë çështje.
Ndryshe Qeveria e Malit të Zi ka rënë pasi kryeministri Zdravko Krivokapiq nuk kishte besimin e deputetëve. Ai është rrëzuar me mocion.
Qeveria e tij ishte kritikuar për shkak se në gjirin e saj kishte figura politike të cilat kundërshtonin NATO-në si dhe mohonin gjenocidin në Bosnje.