Komuna e Skenderajt ka pranuar donacionin nga GIZ-i gjerman, 2 mijë kontejnerë për mbeturina në litrazhin prej 120L, për ekonomitë familjare, si dhe 102 kontejnerë me kapacitet 1.1 m/kub, ka njoftuar zyra për media e këtij institucioni.
Për këtë donacion zyra për media ka “harruar” të theksoj që bëhet fjalë për grantin që komuna e Skenderajt ka fituar si rezultat i qeverisjes së mirë të ish kryetarit Bekim Jashari, raporton RTV Okarina.
Drejtoria për Shërbime Publike dhe kompanitë publike “Uniteti” dhe “Eko Natyra” do të fillojnë shpejt të bëjnë shpërndarjen e kontejnerëve në të gjitha fshatrat e komunës së Skenderajt, gjegjësisht kudo që ka nevojë.
Në bazë të planit paraprak, fillimisht shpërndarja do të bëhet në ato fshatra në të cilat familjet nuk kanë qenë të furnizuara me kontejnerë.
Me shpërndarjen tyre do të arrihet mbulueshmëria 100% e shërbimit në menaxhim të mbeturinave në gjithë territorin e komunës së Skenderajt.
Menaxhimi mbeturinave dhe mirëmbajtja e hapësirave publike, mbeten prioritet i qeverisjes aktuale. /RTV Okarina/