Grenell: Perëndimi duhet ta nxjerrë Thaçin nga burgu

Diplomati Amerikan Richard Grenell në një intervistë ka folur lidhur me zhvillimet në Ukrainë, por edhe për situatën në Kosovë, ku ka qenë i dërguar i ish-presidentit Trump për dialogun me Serbinë.
Ai u shpreh se sheh si problem të qeverisë Kurti, refuzimin e gazsjellësit amerikan.
Ndërkohë lidhur me raportet e tij me presidentin Trump, Grenell tha se ai kishte qenë një president i shkëlqyer dhe nuk e mohoi se do të donte një vend në kabinetin e tij.
Grenell ka folur edhe për ish-presidentin Thaçi, derisa ka thënë se Perëndimi duhet ta nxjerrë nga burgu.
Po, mendoj se është e tmerrshme që të ndalohesh në këtë mënyrë. Nuk e di se çfarë ndodhi me siguri, por ajo që mund të të them është se në atë pikë të negociatave, Thaçi kishte marrë vendime të mira për të vendosur paqen. Ishin vendime të mira, por edhe të ashpra, ishim në rrugën e duhur. Pas më shumë se 20 vjetësh, Gjykata Ndërkombëtare nxori diçka, por momenti kur e bënë ishte skeptik dhe i tmerrshëm. Bota Perëndimore duhet të kthejë sytë pas dhe të thotë: “Diçka nuk po shkon. Dikush është duke luajtur me politikën.” Do të bëja thirrje për çdo përfaqësues perëndimor, qeveri, agjenci për të punuar fort dhe për të nxjerrë Thaçin nga burgu. Është e papranueshme që ta mbash në qeli kaq gjatë, pa akuza të qarta.