Lista Serbe kthen mbrapsht flamurin e Ukrainës në Kuvend

Deputetët e Listës Serbe kanë kthyer mbrapsht flamurin e Ukrainës që në Kuvend të enjten u shfaq para secilit deputet, në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas pas pushtimit nga Rusia.

Teksa secili deputet i Kosovës mbajti këtë flamur në nisje të seancës, në fotografinë e plotë kanë munguar deputetët e Listës Serbe.

Ndërkaq pas hyrjes në Kuvend, ata e kanë kthyer mbrapsht flamurin.

Teksa Kosova i është bashkuar Perëndimit me vendosjen e sanksioneve Rusisë, Serbia dhe Bjellorusia janë të vetmet vende në Evropë që kanë refuzuar të bëjnë njësoj.