Qeveria e Kosovës sot gjatë ditës me datën 01.03.2022 ka bërë të ditur se në përputhje me nevojat e Forcës së Sigurisë, situatës aktuale dhe konsultimeve me partnerë ndërkombëtar, ka hapur “Fondin për Siguri”.
Kryeministri Kurti ka bërë thirrje që të dhurohen donacione në mënyrë që të përdoren për sigurinë shtetëtore.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ish pjestarit të UÇK-së, ish policit të Kosovës, tashmë afarist i njohur, pronar i firmës “Berisha Group” Naim Berisha ku ka dhuruar 10.000 euro për sigurinë e vendit tonë.
DTV menjëherë ka kontaktuar afaristin Naim Berisha, ku ai mes tjerash tha se:
“Kam kontribuar për lirinë e vendit në momentet më të vështira të vendit tim, tani që jemi në liri po i dhuroj ketë donacion fillestar prej 10.000 euro për sigurinë e shtetit tim.
” Kujtojm që të gjithë qytetarët e kanë mirëpritur këtë vendim për hapjen e “Fondit për Siguri”