Hiqet ora policore, hapen klubet e natës dhe lejohet mbajtja e dasmave: Vendimet që shpejt pritet të miratohen nga Qeveria

Pas shumë kohësh vendosje të orës policore tashmë Ministria e Shëndetësisë është deklaruar pro vendimin për largimin e orës policore.

Ashtu siç edhe është raportuar gjatë ditës së djeshme, Qeveria e Kosovës pritet që të mblidhet sot ku do të bëhet paraqitja e ndryshimit të masave antiCOVID e më pas të bëhet edhe miratimi i tyre.

Sipas informacioneve të para pritet që në këtë mbledhje të merret vendimi për heqjen e orës policore, hapjen e klubeve të natës si dhe lejimin e zhvillimit të ahengjeve të tjera.

Poashtu pritet që dasmat dhe klubet e natës do të funksionojnë me kapacitet 50 përqind dhe me certifikuara të vaksinimit.

Duhet përkujtuar që ndryshimi i masave antiCOVID është vendosur të bëhet për shkak të rënies së numrit të të infektuarave me COVID-19 në dy muajt e fundit.

Gjatë ditës së kaluar pati 55 raste të reja, një vdekje dhe si tani për tani janë 1 mijë e 877 raste aktive me koronavirus.