Parlamenti i Ukrainës sapo ka dhënë njoftimin se iu është pranuar aplikimi për anëtarësimin në BE me procedurë të përshpejtuar.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të flasë sot para eurodeputetëve.
Kuvendi atje njofton se është pranuar edhe dokumenti i nënshkruar nga Presidenti, për anëtarësim në BE.
“Aplikacioni i nënshkruar për hyrjen e Ukrainës në BE, me procedura të përshpejtuara, u pranua dhe u mor parasysh. Fjalimi i Presidentit do të transmetohet me video”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e Parlamentit të Ukrainës në Twitter.