Në 24 vjetorin e Betejes së Qirezit e Likoshanit, në nderim të dëshmorëve e martirëve të rënë ish kryetari i komunës së Skenderajt, djali i heroit Hamëz Jashari, Bekim Jashari bashkë me asambleistë e bashkëpunëtorë ka bërë homazhe e nderime tek kompleksi i varrezave të kësaj beteje, shkruan RTV Okarina.
Ai me këtë rast ka kujtuar biseden që ka pasur me babain e tij dy ditë pas ngjarjes, i cili kishte thënë se “Nuk e di sa do të zgjasë por bota do ta merr vesh se çka do të ndodhë këtu”.
Ashtu edhe ndodhë 1 javë më vonë në Prekaz ndodhi ajo që tronditi dhe zgjoi në këmbë tërë botën.
Postimi i plotë:
“24 vite nga Beteja e Qirezit e Likoshanit,
2 ditë pas betejës së Qirezit e Likoshanit, mora në telefon babushin Hamëzen dhe e pyeta se si është ai, familja, shokët dhe situata në Kosovë.
Ishte jashtëzakonisht i mërzitur dhe i lënduar nga ajo që kishte ndodhur në Qirez e Likoshan, dhe më tha nuk do të shkojë larg, do të vijnë edhe tek ne.
E pyeta si si qëndrojnë me armatim,
“Nuk e di sa do të zgjasë por bota do ta merr vesh se çka do të ndodhë këtu”, ishin fjalët e fundit të babushit.
Sot në 24 vjetorin e betejës së Qirezit e Likoshanit, bashkë me asambleistë, bashkëpunëtorë, veteran e invalid të UÇK-së, në nderim të dëshmorëve e martirëve të rënë bëmë homazhe tek kompleksi i varrezave “Dëshmorët e Qyqavicës”.
Sot kujtojmë me nderim betejën e Qirezit e Likoshanit, luftën çlirimtare të ushtarëve të UÇK-së, të cilët tek vendi i quajtur “Lisat Gjashtnjakë” zhvilluan luftime kundër forcave kriminale serbe dhe lanë të vrarë disa serb.
Gjatë luftimeve me policinë serbe, në Qirez e Likoshan ranë 4 dëshmorë të UÇK-së, Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli dhe Naser Gjeli si dhe martirët, Ahmet Ahmeti, Elmi Ahmeti, Gani Ahmeti, Hamëz Ahmeti, Driton Ahmeti, Shemsi Ahmeti, Lumni Ahmeti, Basri Ahmeti, Naim Ahmeti, Elhami Ahmeti, Behram Fazliu, Xhemshir Nebihu, Ilir Nebihu, Rukie Nebihu, Beqir Sejdiu, Bedri Sejdiu, Nazmi Sejdiu, Bekim Sejdiu, Ibish Rama, Smail Behrami.
Vrasja e civilëve në Qirez e Likoshan, masakrimi i tyre nga forcat barbare serbe, u bë nismë e shumë vrasjeve e masakrave të tjera të bëra nga ushtria e policia serbe mbi popullin civil shqiptar, si ajo në Izbicë, Rezallë, Abri, Reçak, Studime, Dubravë, Krushë e Madhe, Has e shumë masakra të tjera mbi popullin e pafajshëm e liridashës shqiptar.
Lavdi dëshmorëve të kombit, lavdi gjithë të rënëve që jetësuan ëndrrën tonë shekullore për Liri e Pavarësi!” / RTV Okarina/