Sanksionet nga ShBA e Evropa: Të pasurit e Rusisë humbin miliarda euro

Më të pasurit e Rusisë janë ata që kanë pësuar humbjet më të mëdha financiarisht, pas pushtimit të Ukrainës nga rusët.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin injoroi thirrjet e perëndimit për të ndaluar agresionin ndaj Ukrainës dhe kësisoj shteti i tij u përball me sanksione të rënda.

Miliarderët e Rusisë kanë humbur në total prej 39 miliardë euro (në letër) neto, bëjnë të ditur raportime nga mediat evropiane, përcjell lajmi.net.

Më së shumti u godit Vagit Alekperov, oligarku dhe presidenti i Lukoil. Ai humbi më gati 6 miliardë.

Vladimr Potanin, individi më i pasur dhe i afërti me Putinin, humbi 3 miliardë euro gjatë kësaj periudhe.

Alexey Mordashov, shef i Severstal, humbi më shumë se 4 miliardë, kurse Gennady Timchenko humbi afër 3.7 miliardë euro pas sanksioneve ndaj Rusisë.