Bekim Jashari: Kjo shtëpi është shkolla më e mirë për tu bërë në kuptimin e plotë të fjalës shqiptar

Bekim Jashari, djali i heroit tonë kombëtar, Hamëz Jashari, ka vizituar sot, shtëpinë e të moshuarve në Gjinoc të Suharekës.

Për këtë vizitë Jashari ka ndarë një postim në rrjetin social facebook, në të cilin nder të tjerash shtepinë e të moshurve e ka quajtur  si shkolla më e mirë për tu bërë në kuptimin e plotë të fjalës shqiptar.

Postimi i tij i plotë:

Një ditë e shkëlqyeshme si kjo, në vendin ku jetësohen për çdo ditë vlerat më të larta të njerëzimit të cilat dita ditës po shuhen me të madhe në botë.

Kjo shtëpi është shkolla më e mirë për tu bërë në kuptimin e plotë të fjalës shqiptar, kurse mësuesi është hoxha ynë Halil Kastrati.

Bashkë me gruan Shehrien vizituam Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, në Gjinoc të Suharekës, hoxhën e dashur, Halil Kastrati, të moshuarit e kësaj shtëpie dhe stafin e mrekullueshëm.

Kjo shtëpi është dëshmi e shpirtit human që kemi si popull, dëshmi që ne si popull jemi të gatshëm të japim gjithçka nga vetja jonë për nevojtarët por vetëm atëherë kur kemi prijës si hoxha Halil që di kujt t’i ndihmojë dhe si t’i ndihmojë dhe asnjëherë nuk gabon.

Hoxha Halil po e bënë me sukses të plotë atë që shteti ka dështuar tash e sa kohë ta bëjë për njerëzit në nevojë.

Faleminderit për çdo gjë hoxha ynë, të paqim gjatë!

Faleminderit bashkëkombës, diaspora jonë për humanizmin tuaj të jashtëzakonshëm! RTV Okarina/