Sqarim nga Shoqatat e Dala nga lufta e UÇK-së, dega në Skenderaj

Shoqatat e Dala nga lufta e UÇK-së, dega në Skenderaj për redaksinë e RTV Okarina, kanë dhënë sqarimet e tyre rreth rastit të rivarrimit të personit me iniciale B.M, me 17 shkurt në Kompleksin Memorial  të Dëshmorëve në Marinë.

Në sqarimin tyre thuhet që si shoqata nuk kanë qenë në dijeni të këtij rasti, ata nuk kanë marrë pjesë në rivarrim të personit në fjalë dhe nuk kanë asnjë informacion se si ardhë deri tek rivarrimi i tij nga Polaci në  Kompleksin Memorial  të Dëshmorëve në Marinë.

Njëkohësisht përfaqësuesit e këtyre shoqatave kanë deklaruar që ata kanë qenë në Kompleksin Memorial  të Dëshmorëve në Marinë, me 17 shkurt, në shënim të përvjetorit të 14 të shpalljes së Pavarësisë dhe aty kanë parë varrin e personit të rivarrosur.

“Për personin e apostrofuar nuk kemi asnjë informacion se si ka ardhë deri tek shpallja e tij dëshmor i UÇK-së dhe as tani për rivarrimin e tij, andaj si shoqata nuk mbajmë asnjë përgjegjësi”, thuhet në sqarimin e tyre.  /RTV Okarina/