E ulët: Dëmtohet “flamuri” me fotot e Thaçit dhe Veselit, reagon kryetari Fadil Nura

Një “flamur” me fotografitë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit me mbishkrimin “Liria ka emër”, i cili ishte vendosur në rrethrrotullimin në hyrje të qytetit të Skenderajt është dëmtuar.
Për këtë ka reaguar kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, duke thënë se ky veprim është i papranueshëm dhe tepër i ulët.

“Dikënd po e pengon e vërteta. Historia nuk mund të rishkruhet me veprime të tilla. Drenica nuk i harron bijtë e saj”, ka shkruar Nura në rrjetin social “Facebook”.

Nuk ka vonuar shumë dhe flamuri është vendosur prap.