Kërcënohet redaksia e portalit rajoni.org, rasti do të dergohet në polici

Stafi i portalit rajoni.org që nga themelimi i tij ka qenë në vazhdimësi cak i kërcënimeve të vazhdushme përmës rrjeteve sociale dhe këto kërcënime kanë kulmuar gjatë 24 orëve të fundit.

Kërcënimet dhe fyerjet në redaksi po vijnë kryesisht nga individ me profile fallso por ka edhe të atillë qe kanë profile origjinale. Sipas të dhënave që ka stafi profesional i rajonit këto kërcënime vijnë kryesisht nga njerëzit të afert me një subjekt të këtushem politik pasi që të njejtat llogari gjatë fushatës për zgjedhje lokale kishin qenë pjesë e ushtrisë së facebookut për atë subjktet.

Portali rajoni,org është një medium i pavarur dhe është i hapur për çdo kritik dhe mendim ndrysh.

Ne ju japim hapësir cilit do person apo subjkt që të shprehin mendimin e vetë për qështje të caktuara andaj këto kërcënime dhe shantazhe nga njerëz të caktuar në mesin e tyrë edhe ish polic të shokut Tito i shohim si pengim në punën e portalit i cili arrinë deri 2 milion klikime në muaj.

Përveç kësaj në si portal nga subjktet e këtushmë politik dhe shoqeria civile kërkojmë që të distancohën nga kërcënimet të tilla nese nuk qëndrojn prapa kërcënueve dhe shantazhuseve.

Të gjitha kërcënimet qe kanë ardhur janë të dokumentuara dhe të Henën do ti dorezohen organeve të policisë.