Hipokrizia e Fadil Nures, dje bëri propagandë ndaj familjes Jashari, sot “nderoi” heroin Hamëz Jashari

Kryetari aktual i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, pak muaj pasi mori pozitën e kryetarit të komunës, duke fyer, shpifur e propaganduar ndaj familjes dhe anëtarit të familjes Jashari, Bekim Jashari, duke e quajtur njeri të VV-së, të pa aftë dhe të cilin nuk e përkrah as familja, ka vendosur që në ditëlindjen e 72-të të heroit Hamëz Jashari të bëjë “nderime” tek busti i tij në Skenderaj, shkruan RTV Okarina.

Ajo çka verehet nga fotografia e publikuar është edhe numri i vogel i delegacionit të komunës, të cilët si duket nuk kanë preferuar që të marrin pjesë në një aktivitet të tillë hipokrizie.

Kujtojmë që Fadil Nura shpesh herë ka deklaruar që nuk ka qenë në garë me familjen Jashari por me Bekimin, mirëpo ishin qytetarët ata që e pyesnin atë se i kujt është Bekimi dhe ia kujtonin atij se si i mori votat duke blerë ato, duke shantazhuar e kërcënuar, mashtruar e frikësuar si dhe duke përdorur trenin bullgar. /RT V Okarina/