Torino e Vojvodës i merr një pikë Juventusit

Juventus dhe Torino janë ndarë në paqe në barazim në derbin torinez me rezultatin 1-1 në kuadër të xhiros së 26-të në Serie A.

Nje ndeshje e bukur dhe shumë e luftuar në “Allianz Stadium” me dy skuadrat që nuk i frikësoheshin njëra-tjetrës.

Juventinët shënuan të parët në minutën 13′ me mbrojtësin De Light dhe me rezultat minimal përfundoi pjesa e parë.

Pjesën e dytë e nisën më mirë Torino e Mergim Vojvodës dhe golin e gjetën në minutën 62′ me kapitenin e rikthyer Andrea Belotti pas asistimit briliant nga Josip Brekalo.

Deri në fund të ndeshjes nuk u shënuan më gola dhe me rezultatin 1-1 përfundoi takimi.

Vojvoda luajti gjatë gjithë ndeshjes duke kishte një paraqitje solide.

Pas këtij hapi fals, Juventus gjendet e katërta në tabelë me 47 pikë, kurse Torino gjendet në mesin e tabelës me 33 pikë në 25 ndeshje.

\RTV-Okarina\