Përmes një njoftimi në Facebook,Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë.
VV-ja u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve që janë të interesuar, ta paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues brenda 48 orëve.
“Në secilën Qendër të Lëvizjes Vetëvendosje janë ngritur Komisionet Zgjedhore ad hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e tyre. /RTV-OKARINA