Të mërkurën u identifikua një laborator, ku bëhej kultivimi i bimëve narkotike në Shirokë të Suharekës.
Objekti shtatkatesh shfrytëzohej edhe për përpunimin e prodhimeve bujqësore.
Pranë objektit qëndruan edhe të enjten organet e rendit, pasi droga po asgjësohej.
Derisa vendi ishte mirë i siguruar nga të gjitha anët, e gjasat që të vërehej se kishte diçka tjetër përveç legales ishin të vogla.
“S’ka pasur rast deri sot të ndodhë, që të dëgjojmë se aty ka pasur laborator të drogës. Ne kemi dërguar edhe grurë për të bluar e miell kemi marrë aty e nuk kemi vërejtur asgjë ”, thotë një banor i fshatit Shirokë.
Lidhur me rastin, më 16 shkurt u arrestuan 6 persona, derisa u gjetën 32 kilogramë narkotikë të llojit marihuanë.