Liverpool ka marrë një fitore të madhe në “San Siro” përballë Interit me rezultat 2-0.
Një ndeshje me ritëm të lartë, por goli erdhi vetëm në minutën 75′, ku zëvendësuesi Firmino e shfrytëzoi më së miri topin e ardhur nga Robertson duke shënuar me kokë.
Pas golit të pësuar italianët u goditën psikologjikisht dhe anglezët e shfrytëzuan këtë moment për të dyfishuar rezultatin.
Në minutën 83′, Mohamed Salah realizoi me të majtën me topin që u devijua nga mbrojtja zikaltër dhe përfundoi prapa shpinës së Samir Handanovic.
Në ndeshjen tjetër Salzburg ishte duke fituar 1-0 deri në minutat e fundit të ndeshjes, por francezi Kingsley Coman barazoi shifrat në 1-1 dhe në barazim përfundoi ndeshja.