Turp: Manipulohen femijët, ua japin t’i mbajnë fotot e Konjufcës dhe Osmanit në Kuvend

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka deklaruar se ishte prezente në hollin e Kuvendit të Kosovës gjatë kohës kur disa fëmijë u fotografuan duke mbajtur në duar fotografi të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe të presidentes, Vjosa Osmani.

Sipas saj, ato fotografi fëmijëve u janë dhënë nga administrata e Kuvendit të Kosovës.

“Mos i gjykoni mesueset, fotot femijeve ua dhanë administrata e Kuvendit të përkrahur edhe nga dikush tjeter aty. Nuk linin hapsirë për të ju spjeguar asgjë siç ka ndodhë çdo vit, thuajse e kanë pasë obligative vetem te sfilojnë me këto foto”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Tutje Musliu theksoi se mësuesit dhe fëmijët janë të pafajshëm, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Mos i gjykoni mesueset, fotot femijeve ua dhanë administrata e Kuvendit të përkrahur edhe nga dikush tjeter aty. Nuk linin hapsirë për të ju spjeguar asgjë siç ka ndodhë çdo vit, thuajse e kanë pasë obligative vetem te sfilojnë me këto foto.