Mot i ngrohtë do të mbajë edhe gjatë kësaj jave në Kosovë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferike.
Kjo situatë meteorologjike do të mundësojë mot relativisht të ngrohtë, ndërkaq të mërkurën pos rrezeve të diellit ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius. Do të fryje erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe juglindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.