Vlora Çitakut ia mbyllin facebookun, ja kënd e fajëson

Vlora Çitaku, ish ambasadore e Kosovës në SHBA, e ka quajtur veprim “qesharak” çaktivizimin e llogarisë së saj në Facebook.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka njoftuar se i është deaktivizuar rrjeti i saj Facebook, dhe se këtë veprim e ka quajtur qesharak.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ka theksuar se nuk i ka shkelur asnjëherë rregullat e rrjetit social, Facebook.

“Jo se më intereson aq shumë, por nuk ka asnjë arsye për t’u çaktivizuar Facebook-u im. Nuk i kam shkelur asnjëherë rregullat”, ka thënë ajo, shkruan lajmi.net.

“Mund të kem një ose dy ide se kush e raportoi faqen time, por kjo është thjesht qesharake”, shtoi ajo.