Turp: Huliganët shkatërrojnë objektin e gjimnazit “Hamëz Jashari”, Fadil Nura flen

Obekti i vjetër i gjimnazit “Hamëz Jasharit”, në Skenderaj, si tempull i dijes për shumë dekada, është dëmtuar shumë nga qytetarë të pandergjegjshëm, të cilët tani kur ky objekt po pret të renovohet kanë dëmtuar atë jashtmase duke thyer dyer e dritare dhe dëmtuar murin.
Për këtë shkatërrim kryetar i VV-së në Skenderaj, Hysni Mehani ka fajësuar qeverisjen e PDK-së, duke thënë se ata janë duke planiku me rrenu këtë objekt për të ndërtuar banesa.
“Pasha besën nuk e keni mirë! Pasha besën terrpia ua ka mbytur arsyen!
E di që po e shkatërroni me qëllim për t’ia marrë tokën e për të ndërtuar banesa. Por historinë këtij gjimnazi nuk keni me mujt me ia marrë kurrë”, ka thënë Mehani.
Kujtojmë që në kohën e qeverisjes Jashari, ish kryetari Bekim Jashari kishte planifikuar renovimin e këtij objekti dhe kthimin e mësimit në këtë objekt, kurse gjatë viteve 2013-2017, PDK kishte planifikuar rrenimin e këtij projekti për të ndërtuar banesa.
Se cili do të jëtë fati i këtij objekti ku u shkolluan brezat më të mirë të drenicës mbetet të shihet.