Drenica pret liderin e Superligës

 

Superliga e futbollit kosovar do të ngre siparin këtë fundjavë për stinorin pranveror ku do të zhvillohet xhiro e 19-të.

Lideri i Superligës, Gjilani do të ketë një ndeshje të vështirë në udhëtim te Drenica në stadiumin “Bajram Aliu” ditën e shtunë nga ora 13:00.

Gjilanasit e mbyllën stinorin vjeshtor në vendin e parë me 35 pikë të grumbulluara në 18 ndeshje, kurse drenicasit e mbyllën gjysmësezonin në vendin e gjashtë me 23 pikë të grumbulluara.

Në pesë ndeshjet e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave në Skenderaj janë regjistruar katër barazime dhe një fitore kanë marrë gjilanasit.

Kjo ndeshje zakonisht prodhon pak gola teksa në 10 sfidat e fundit janë realizuar gjithsej 12 gola.

Drenica tashmë ka kaluar problemet e mëdha që kishte dhe pritet që të tregoj një futboll të bukur dhe produktiv ashtu si në fillim të këtij edicioni ku ishte befasia më e këndshme.

 

\RTV-Okarina\