Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Temperatuar minimale pritet të ulen deri në -3, – 4 gradë Celsius në mëngjes, kurse ajo maksimale pritet të arrijë deri në 15 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe rajon pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Vende-vende priten vranësira të pakta lokale.
Të shtunën më ftohtë për shkak të një fronti të dobët, të ftohtë ajror. Priten vranësira dhe erëra veriore e verilindore. Vende-vende priten edhe riga shiu dhe fjolla bore në viset pak më larta mbidetare, por reshjet do të jenë të karakterit krejtësisht lokal dhe nuk do të zgjasin shumë.
Të dielën erërat do të fillojnë të fryjnë nga juglindja, por ende mbesin vranësira dhe kushte për riga lokale, afatshkurtra shiu dhe fjolla bore në viset pak më të larta mbidetare.
Nga e hëna pak më ngrohtë, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Në Shqipëri riga lokale shiu, kurse erërat do të fryjnë kryesisht nga jugperëndimi. Temperaturat makismale në Kosovë rreth 12 gradë Celsius, në Shqipëri rreth 16 gradë Celsius