Një market në Fushë Kosovë është grabitur sonte rreth orës 20:30.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për abresh.info tha se me të marrë informatën, policia ka dal në vendin e ngjarjes.
“Ne rr. Nena Tereze ne F. Kosovë, rreth orës 20:30 është raportuar një grabitje në një lokal,- market. Ekipet policore iu kanë përgjigjur informatës dhe janë duke kryer veprime operacionale dhe hetimore lidhur me këtë rast”, tha Hoxha.